Rreth nesh

Rrjeti i Profesionistëve

Shqiptaro-Norvegjez

Kush jemi ne?

Diaspora shqiptare në Norvegji ka mbledhur përvoja të ndryshme gjatë 20 viteve të fundit. Grupe me pikëpamje, bindje dhe interesa të ndryshme politike, shoqërore dhe arsimore kanë dalë në pah gjatë kësaj periudhe. Përbërja e komunitetit shqiptar ka qenë dhe është në zhvillim të vazhdueshëm.

 

Paralelisht me këtë realitet të sipërpërmendur, ndryshime esenciale kanë ndodhur dhe në strukturën kombëtare dhe institucionale shqiptare, duke përfshirë formimin e shtetit të Kosovës, ndryshimet politike dhe sociale në Shqipëri dhe në Kosovë, si dhe zhvillimet e lidhura me realitetin e bashkësisë shqiptare dhe politike për shqiptarët në Maqedoni. Edhe proçeset e demokratizimit në Ballkan në përgjithësi apo në marrëdhëniet ndërkombëtare në veçanti, kanë shfaqur dhe përcaktuar sfida të reja.

 

Pikënisja e grupit iniciator për formimin e Rrjetit të Profesionistëve Shqiptarë në Norvegji është dëshira dhe motivimi për organizimin sa më të përshtatshëm të komunitetit shqiptar në Norvegji, në përputhje me realitetet e përmendura më sipër.

Ky rrjet përbëhet nga persona profesional dhe kompetent. Këto cilësi të anëtarëve të rrjetit janë një pasuri dhe vlerë që shqiptarët në Norvegji mund ta përdorin ne përfaqësimin e tyre.

 

Qëllimi

Themelimi i një rrjeti i cili do te kontribuojë për koordinimin, organizimin, integrimin dhe përfaqësimin e shqiptarëve në Norvegji.

LEXO ME SHUME

Njihu me anëtarët

Njihu me disa nga anetaret e rrjetit.

 

 

 

LEXO ME SHUME

Anëtarësimi

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në Norvegji dhe të cilët i plotësojnë kushtet ne vijim:

 

 

LEXO ME SHUME.

Keni nevojë për më shumë informacion?

LIDHUNI ME NE

Na kontaktoni ne rrjetet sociale

Rrjeti i Profesionistëve

Shqiptaro-Norvegjez

admin@natn.no